Showbiz

Jennifer Lopez zbulon më në fund sekretet për të sfiduar kohën dhe plakjen

Shkruar nga Liberale
Jennifer Lopez zbulon më në fund sekretet për të sfiduar

Ajo është një ndër të famshmet që ka sfiduar realisht kohën. Duket se për këngëtaren dhe aktoren Jennifer Lopez koha ka ndaluar në vend. Ndonëse është 50 vjeçe, Jennifer nuk i tregon aspak vitet që ka mbi supe.

Më në fund, ajo ka zbuluar sekretët e veta, dhe një pjesë e mirë ka të bëjë me zakonet e të ushqyerit.

JLo ka treguar konkretisht se e konsumon së tepërmi sallatën me brokoli, speca, kungull jeshil të spërkatur me pak vaj, uthull të bardhë dhe erëza, ashtu sikurse edhe sallatën me djathë të freskët dhe fara të pjekura kungulli.

Unë gjithmonë konsumoj ushqime të shëndetshme, si fruta dhe perime, të cilat i marr me vete kudo”-është shprehur ajo gjatë një interviste. Sa i takon ushtrimeve fizike, Jennifer nuk merret vetëm me palestër, por dhe me boks.

“Unë rrallë herë ekspozohem në diell, por edhe nëse dal në diell, vendos shumë krem mbrojtës”-ka vijuar më tej ajo, duke u ndalur kështu edhe tek lëkura e saj pa rrudha.

Jennifer ka rrëfyer po ashtu se lëkura e pastër dhe e freskët vjen edhe si rrjedhojë e moskonsumimit të alkoolit dhe kafesë./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1089856,1089854,1089855,1089857,1089858,1089859"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH