Sport

Përgjithmonë kapiten! Humbi betejën me kancerin, ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare ish-futbollisti italian Gianluca Vialli

Shkruar nga Liberale
Përgjithmonë kapiten! Humbi betejën me kancerin, ndahet nga jeta

Ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare ish-futbollisti italian Gianluca Vialli, pasi luftoi me një tumor të rëndë në pankreas që prej vitit 2017.

Sipas "Fanpage.it", gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar shumë ditët e fundit.

Ish-futbollisti i Sampdorias dhe Juventusit ka lënë pas gruan e tij Cathryn White Cooper, me të cilën ishte i martuar që nga viti 2003 dhe dy vajzat e tyre Olivia dhe Sofia.

Vdekja e tij vjen pak ditë pas vdekjes së shokut dhe ish-shokut të skuadrës Sinisa Mihajlovic.

Në vitin 2018, Gianluca Vialli njoftoi se ai tashmë kishte një vit që po luftonte me kancerin e pankreasit. E ka bërë në librin autobiografik 'Synime, 98 tregime plus 1'.

Që atëherë, sëmundja e ka detyruar atë t'i nënshtrohet një operacioni të madh, dhe më pas tetë muaj kimioterapi dhe gjashtë javë radioterapi.

Kjo periudhë e mbante atë larg botës së futbollit, por megjithatë, ai kthehej gjithmonë sapo të përmirësoheshin kushtet e tij shëndetësore. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH