Globi

I vë flakën ndërtesës pas sherrit për 1 euro, digjen 7 persona

Shkruar nga Liberale
I vë flakën ndërtesës pas sherrit për 1 euro, digjen 7

Shtatë veta, mes tyre 5 fëmijë, vdiqën nga një zjarr i tmerrshëm që e ndezi një i dehur, në qytetin Rostov Veliki të Rusisë.

37-vjeçari Aleksandër Komarov i vuri natën flakën një ndërtese pjesërisht të ndërtuar më dru, pasi djali i tij i tha se fqinji i kishte vjedhur 70 rubla, që bëjnë rreth 0.9 cent të euros.

Aleksandri i vuri flakën apartamentit të fqinjit, por ata u larguan. Ndërkohë, dy familjet që ishin lart e panë rrugën t’u bllokohej nga flaka dhe u bllokuan brenda, derisa u përpinë nga flakët.

Një grua 23-vjeçare vdiq bashkë me tre fëmijët e saj. Ajo i tha burrit të hidhej e të priste fëmijët nga dritarja. Burri u hodh, por gruaja humbi ndjenjat para se të hidhte fëmijët dhe vdiq bashkë me ta.

Ndërsa fqinja tjetër arriti të shpëtojë, por nuk nxori dot dy vajzat. Një burrë hyri nga jashtë, mes flakëve, dhe i nxori vajzat ende të gjalla, por vdiqën më pas në spital.  Ndërsa një burrë tjetër humbi djalin e vogël.

Shkaktari i zjarrit i tha policisë që kishte qenë i dehur dhe nuk e kishte llogaritur se çfarë po bënte.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1095840,1095839,1095836,1095837,1095838"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH