Globi

I mbijetoi kancerit, 34-vjeçari humbet jetën nga koronavirusi

Shkruar nga Liberale
I mbijetoi kancerit, 34-vjeçari humbet jetën nga koronavirusi

Një i mbijetuar nga kanceri ka vdekur në Kaliforni vetëm disa ditë pasi rezultoi pozitiv për koronavirus, pas një vizite të fundit në Walt Disney World dhe Universal Studio në Florida.

Jeffrey Ghazarian, 34 vjeç, vdiq të enjten në mëngjes në një spital Pasadena. Shenjat e para dhe kolla iu shfaqën në Florida të shtunën më 7 mars dhe më pas fluturoi në Los Angeles më 9 mars, ku menjëherë shkoi në spiatal pasi kishte temperaturë  të lartë.

Testi i tij për koronavirus rezultoi pozitiv dhe të nesërmen  mushkëritë e tij u bllokuan nga 60 deri në 70 përqind me pneumoni. Faqja e lajmeve, TMZ tha që Ghazarian ishte aprovuar për të marrë ilaçe antivirale, por ilaçi u vonua dhe kurrë nuk e arriti atë.

Ghazarian kishte një histori mjekësore që mund ta bënte atë më të ndjeshëm ndaj virusit, përfshirë astmën, bronkitin e fëmijërisë dhe kancerin e testikujve, të cilin e mundi përsëri në vitin 2016, sipas raportit.

Ghazarian fluturoi në Orlando më 2 mars për një konferencë dhe vendosi të qëndrojë në qytet me miqtë në Disney dhe Universal. Të dy parqet njoftuan se do të mbyllen më 16 mars për shkak të pandemisë në rritje deri të paktën në fund të muajit.

"Ai vuajti shumë dhe bëri një luftë të mirë. Ne do ta humbasim Xhefin tonë çdo ditë, por jemi mirënjohës për të gjitha kujtimet argëtuese të kohërave që kemi pasur së bashku", tha motra e tij, shkruan NYT./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH