Aktualitet

Hapja e listave, zbardhen diskutimet në Këshillin Politik

Shkruar nga Liberale
Hapja e listave, zbardhen diskutimet në Këshillin Politik

Top Channel ka zbardhur disa detaje nga tryeza e Këshillit Politik, po merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Sipas burimeve për gazetarin Muhamed Veliu, kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një pyetje përfaqësuesve të PD: Ku bie në kundërshtim propozimi për hapjen e listave me marrëveshjen e 5 qershorit?

Ndërkohë mësohet se Gazment Bardhi i PD është shprehur se: në pikën 12 të marrëveshjes së 5 qershorit është parashikuar se, shumë nga ndryshimet që lidhen me sistemin e votimit dhe administrimit do të kryhen pas zgjedhjeve të 2021. Në këtë pikë bie ndesh kërkesa juaj për hapje listash. Propozimet për ndryshimet kushtetuese janë bërë kur vendi ishte në gjendjen e pjesshme të jashtëzakonshme dhe kjo bie ndesh me disa nene të kushtetutës.

Gjiknuri: Njerëzit natyrisht nuk kanë pse mendojnë për efektet që krijojnë vështirësi në administrim por thjesht duan që të avancojë e drejta e tyre për të zgjedhur deputetet dhe për të patur një lidhje më të drejtëpërdrejtë. I qëndroj asaj ç’ka kam thënë se hapja e listave me skemën aktuale zgjedhore krijon probleme të mëdha administrimi gjithësesi ne jemi këtu dhe shpresoj të gjejmë një zgjidhje për të rregulluar aspektin teknik që do të mundësonte një menaxhim të sigurt të procesit të hapjes së listave. Ne nuk jemi kundër koalicioneve kjo është spekuluar qëllimisht. Ne jemi për t’i garantuar të drejtën çdokujt të bëhet pjesë e një grupimi partish por sipas një rregulli që e mundëson teknikisht zbatimin e hapjes së listave”

Burime nga mbledhja po ashtu thonë se Damian Gjiknuri ka deklaruar:

"Basha dhe LSI kanë qenë publikisht hapur pro hapjes së listave kështu që shpresoj se së sebashku do arrijmë t’i japim një zgjidhje duke u thënë shqiptarëve që morëm vendimin për tu zgjeruar mundësinë për të zgjedhur nominalisht deputetet përmes listave të hapura."

Burime nga këshilli politik bëjnë me dije po ashtu se Rudina Hajdari po kërkon mbështetjen e PD pasi tha se Basha është shprehur disa herë pro për listat e hapura.

Burimi: Top Channel

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH