Aktualitet

Vdekja e tre familjarëve te Gjiri i Lalzit, del ekspertiza

Shkruar nga Liberale
Vdekja e tre familjarëve te Gjiri i Lalzit, del ekspertiza

Ekspertët mjeko-ligjore kanë dalë në përfundimin se shkak i vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti nga Kosova është helmimi nga kërpudhat, shkruan News 24.

Po ashtu, po kryhen edhe analizat e ushqimeve, konkretisht të kërpudhave, që janë gjetur të gatuara në shtëpi.

Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti shfaqën shenja helmimi dhe u drejtuan për të marrë shërbim mjekësor në qendrën shëndetësore të Manzës, ndërsa më pas u dërguan me urgjencë në QSUT. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ata nuk mundën të jetonin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH