Aktualitet

"Rama lëviz me makinë të blinduar", Gazment Bardhi: Çfarë fshihet

Shkruar nga Liberale
"Rama lëviz me makinë të blinduar", Gazment Bardhi:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka publikuar një video në të cilën shfaqet kryeministri Edi Rama teksa hipën në një automjet të blinduar.

Sipas Bardhit kjo makinë tip “Lincoln” me të cilin është larguar nga PS i përket vëllait të tij Olsi Ramës dhe si i tillë është i paprekshëm nga policia, duke e krahasur ma “Audin” e famshëm të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Gazment Bardhi: Çfarë fshihet pas TR 0370 T?! Edi Rama lëvizi dje me një fuoristradë të blinduar private, në shkelje të shumë rregullave shtetërore. Makina private, “Lincoln” e blinduar, me targën TR 0370 T, me të cilin u largua Rama nga Partia Socialiste është automjeti privat i Olsi Ramës. Si i tillë, automjeti është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi AA 003 GB i Saimir Tahirit, me të cilin lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve.

Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër?

Ndërsa Edi dhe Olsi Rama duhet të japin vetë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH