Sport

Shqipëri-Francë/ Mbi 1600 forca policie në 'Arena Kombëtare'

Shkruar nga Liberale
Shqipëri-Francë/ Mbi 1600 forca policie në 'Arena

Ndeshja Shqipëri-Francë do të luhet në 'Arena Kombëtare', e cila do të inaugurohet për herë të parë me këtë ndeshje. Ndeshja do të zhvillohet më 17 nëntor.

Në këtë ndeshje të një rëndësie të veçantë, do të jenë të pranishëm shumë personalitete të rëndësishëm, nga krerët e shtetit shqiptar te kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, si dhe shumë drejtues federatash të ndryshme europiane.

Për këtë arsye janë marrë masa të forta. Sipas “Panorama”, do të jenë të paktën 1650 forca që do të angazhohen për sigurinë, ruajtjen e rendit si dhe kontrollin dhe drejtimin e tifozëve që nga mbërritja në perimetrin rrethues e deri në shkallët e stadiumit apo sistemimin në stolat përkatës./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH