Aktualitet

PD publikon variantin: Ja si do të duket fleta e votimit

Shkruar nga Liberale

Përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka publikuar një variant të fletës së votimit për zgjedhjet e ardhshme, ku në përmbajtjen e saj vendosen edhe listat e hapura, por edhe mundësia e koalicioneve.

Kryeministri Rama ka thënë se koalicionet do hiqen pikërisht se s’mund të pasqyrohen në fletën e votimit për shkak se ajo do të ishte shumë e gjatë madje duke përdorur termin ‘libër i trashë’ ose tapën do shtrihej deri te Sheshi “Skënderbej”.

“Fleta e votimit me koalicione nuk është libër i trashë, siç thotë Edi Rama. Do të vazhdojë të jetë e thjeshtë. Më poshtë një shembull i fletës së votimit me lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore. Shembulli tregon që nuk ka asnjë pengesë për zbatimin e listave të hapura 100% dhe koalicioneve parazgjedhore”, tha Bylykbashi.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH