Aktualitet

Manastirliu: Mjeku Roland Xhaxho fiton betejën me koronavirusin

Shkruar nga Liberale
Manastirliu: Mjeku Roland Xhaxho fiton betejën me koronavirusin

Mjeku Roland Xhaxho ka fituar betjën me koronavirusin. Lajmin e bën të ditur ministrja Ogerta Manastirliu e cila thotë se Xhaxho së shpejti do të lërë spitalin infektiv.

Së bashku me Roland Xhaxhon janë 40 mjekë, infermierë dhe punonjës të personelit shëndetësor në Shqipëri.

Statusi i Manastirliut:

Më gëzon pa masë lajmi se dr. Roland Xhaxho është shëruar nga #COVID19 dhe së shpejti do të lërë spitalin infektiv ??

Janë 4️⃣0️⃣ personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19 ✅

Deri tani janë 3️⃣2️⃣7️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19?

#FORCA /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH