Aktualitet

Jo vetëm Doklen, gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka liruar disa të burgosur

Shkruar nga Liberale
Jo vetëm Doklen, gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka liruar disa të burgosur

Pasi vendimit për të liruar nga burgu anëtarin e bandës së Durrësit, Indrit Doklen, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i akuzuar për disa vrasje, vëmendja është kthyer te gjyqtaraje e Krujës, Enkeleda Hoxha.

Ky nuk ishte vendimi i parë i saj për lirimin e një të burgosuri të përjetshëm, pasi edhe më paraë ka dhënë vendimin për daljen nga burgu të disa të burgosurve.

Sipas TCH, në të njëjtën mënyrë që gjyqtarja Hoxha liroi Doklen, në nëntor të 2017-ës, ajo liroi Genc Tafilin, i përfshirë në vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit. Tafili kishte kryer 17 vite burg, nga 25 që ishte dënuar.

Një tjetër lirim që mban firmën e gjyqtares Hoxha, është edhe ai i Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Paja njihet për disa nga arratisjet e tij në burgjet e Italisë dhe Gjermanisë. Paja u lirua disa ditë pas Tafilit.

Enkeleda Hoxha, në vitin 2018, po ashtu vendosi lirimin nga burgu të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja. Ai u dënua me 1 vit burg, për dhunë të ushtruar ndaj Xhisiela Malokut, por gjyqtarja vendosi konvertimin e dënimit në shërbim prove.

Në një tjetër vendim të sajin, gjyqtarja i dha një qytetareje, Marjana Prenucës, vitet e punës që në moshën 5-vjeçare./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH