Aktualitet

Enkelejd Alibeaj merr drejtimin e degës së PD-së në Vlorë

Shkruar nga Liberale
Enkelejd Alibeaj merr drejtimin e degës së PD-së në

Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka marrë drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë. Burime për Panorama.al bëjnë me dije se Alibeaj do të drejtojë si i komanduar degën e PD-së në Vlorë, pas shkarkimit të Genc Deromenaj, i pozicionuar në krah të ish-kryeministrit Berisha.

Me herët gjatë ditës ndryshime pati dhe në degën e Partisë Demokratike në Korçë, ku pas shkarkimit të Edmond Spahos nga nga funksionet partiake, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zgjodhi deputetin Ervin Salianji si drejtuesin politik të qarkut.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH