Sport

Futbollistin 21-vjeçar e hanë peshkaqenët ne oqean

Shkruar nga Liberale

Një futbollist 21-vjeçar është mbytur teksa lahej në oqean dhe më pas u sulmua nga peshkaqenët në Australi.

Erik Birixhiti po lahej me miqtë e tij në brigjet e “Twilight”, në 2 janar. Sipas dëshmisë së miqve të tij, 21-vjeçari u tërhoq nga rryma dhe u mbyt e më pas u sulmua nga disa peshkaqenë.

Gjithashtu ata në dëshminë e tyre thonë se e kishin të pamundur të bënin diçka, në mënyrë që t’i vinin në ndihmë shokut të tyre.

I riu në karrierën e tij si futbollist, kishte fituar një kampionat për të rinj në SHBA, me fanellën e Kasting Bronkos./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH