Aktualitet

Zbardhet drafti i PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ja ç'mungon

Shkruar nga Liberale

Ditën e sotme është zbardhur drafti i Partisë Socialiste për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do të paraqiten nesër në mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Report Tv thotë se një nga dy pikat kryesore që kërkonte OSBE-ja, depolitizimi i administratës zgjedhore nuk është pjesë e propozimeve të PS-së.

Ndryshimet përfshijnë vetëm financimin e partive, barazinë gjinore dhe keqpërdorimin e administratës publike. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH