Aktualitet

Hiqen depozitat e ujit në pallatet e Tiranës, vetëm në rastet kur...

Shkruar nga Liberale
Hiqen depozitat e ujit në pallatet e Tiranës, vetëm në

Bashkia e Tiranës ka urdhëruar përmes një vendimi heqjen e depozitave e ujit, si në pallatet e reja, shumica e të cilave kanë depozita të mëdha në pjesën e nëndheshme të pallatit, ashtu edhe për të vjetrat, që i kanë vendosur në pjesën e përbashkët të tarracës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka thënë se kjo është një domosdoshmëri pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërkohë që ka ngarkuar administratorët për zgjidhjen e këtij problemi.

“Në bashkëpunim me administratorët e pallateve, të kenë mundësi që, si pallatet e reja, në hapësirën e përbashkët, në katin e parë ose në një nga vendet e parkimit, të instalojnë një depozitë të përbashkët për të gjithë banorët. Pra, jo secili të veten”, ka thënë Veliaj.

Përveç kësaj, ekziston një mundësi që pallatet me konstrukt të fortë t’i shmangen vendimit. Këtë duhet ta thotë një ekspert, me firmë e vulë.

“Ne do të lejojmë depozita në tarracë vetëm nëse inxhinierët konstruktorë të licencuar i japin aprovim administratorit të pallatit se tarraca e tyre është mjaftueshëm e fortë për të mbajtur atë peshë. Improvizime të tjera nuk do kemi. Kjo është arsyeja pse do t’i kërkojmë çdo asambleje të pallatit që me administratorin e tyre të bëjë këtë verifikim; do t’i japim leje të përshpejtuar kujtdo që do të bëjë depozitë të përbashkët të pallatit në katin përdhes, në lulishten apo brezin që ka pallati rreth e qark, por kurrsesi nuk do vazhdojmë me këto rreziqe”, është shprehur Veliaj./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH