Showbiz

Selena Gomez: Dashuria e jetës sime nuk ishte Justin Bieber, por Cole Sprouse

Shkruar nga Liberale

Selena Gomez ishte në një lidhje me këngëtarin kanadez Justin Bieber për një kohë të gjatë, me lidhjen dhe ndarjen e tyre që monopolizonte revistat tabloide të përditshme. Por siç rezulton, dashuria e jetës së saj nuk ishte në fund të fundit Bieber, sipas asaj që këngëtarja tha në emisionin e Jimmy Fallon.

Gomez ishte e ftuar në “The Tonight Show With Jimmy Fallon”, ku për herë të parë zbuloi se kush ishte dashuria e jetës së saj dhe me kë pati puthjen e parë.

Këngëtarja tha se dashuria e jetës së saj nuk ishte Justin Bieber por aktori Cole Sprouse, duke shtuar se ishte e fiksuar pas tij kur ishte më e re. Madje, në dokumentarin e saj me titull "My Mind & Me", Gomez kishte vizituar shtëpinë ku jetonte kur ishte e re dhe në një mur kishte shkruar emrin e Sprouse,

Më pas ajo zbuloi gjithashtu se puthja e saj e parë ishte me Sprouse, por jo me Cole, por me vëllain e tij binjak, Dylan. Kjo nuk është hera e parë që ylli flet për Cole, pasi në vitin 2019 ajo ndau në IG se ishte e dashuruar me një djalë të quajtur Cole./Liberale.al

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH