Aktualitet

Bashkia Shkodër kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Shkruar nga Liberale
Bashkia Shkodër kërkon shpalljen e gjendjes së

Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore pas përmbytjeve duke deklaruar se sot situata është përkeqësuar duke rrezikuar seriozisht shtëpitë dhe jetën e banorëve në Shirq të Dajçit, si rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës.

Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë, shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore.

Sipas Bashkisë, kërkesa për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe në Shkodër duhet të shqyrtohet menjëherë.

“Mosmarrja e përgjegjësisë ligjore për trajtimin e emergjencës është e patolerueshne në rastin e rrezikut. Ky është detyrim përkundrejt njerëzve dhe pasurisë së tyre private e publike”, deklaron Bashkia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH