Globi

LDK pajtohet që Avdullah Hoti të jetë kryeministër i Kosovës

Shkruar nga Liberale
LDK pajtohet që Avdullah Hoti të jetë kryeministër i

Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës u pajtua të enjten që Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër në qeverinë e re të Kosovës. Avdullah Hoti ishte zëvëndëskryeministër në qeverinë e Albin Kurtit, por menjëherë pas mocionit të mosbesimit, Kurti e shkarkoi atë nga pozita që mbante.

Emri i Avdullah Hotit, doli nga mbledhja e kryesisë së LDK-së, që pritet të marrë edhe miratimin e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, njoftoi kryetari i LDK-së Isa Mustafa. Ky i fundit tha, se "ishte qëndrim i LDK-së që ai vet të jetë kandidati për kryeministër”, por për arsye shëndetësore nuk ka mundur ta pranojë këtë nominim.

Vetëm pak orë më parë presidenti Hashim Thaçi, bëhet e ditur se i ka kërkuar zyrtarisht LDK-së, që t'ia dërgoi atij emrin e mandatarit për krijimin e qeverisë pasi LDK garanton që e ka siguruar shumicën parlamentare.  LDK, në zgjedhjet e fundit doli partia e dytë pas Vetëvendosjes.

"Pas mosdërgimit të emrit të kandidatit për të formuar Qeverinë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje përkundër 5 kërkesave nga ana e Presidentit të vendit, si dhe në përputhje me Kriteret Mbizotëruese për formimin e Qeverisë së re, pas takimit të pasdites së djeshme ku kreu i LDK-së, Mustafa ka konfirmuar se ka siguruar shumicën e mjaftueshme në Kuvend, presidenti Thaçi përmes një letre i ka kërkuar emrin e mandatarit potencial për formimin e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së presidentit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH