Sport

Armand Duka flet për kontratën me Edi Rejan: Mungojnë firmat

Shkruar nga Liberale
Armand Duka flet për kontratën me Edi Rejan: Mungojnë firmat

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur për të ardhmen e trajnerit Edi Reja.

Në një deklaratë emisionin “Punto Nuovo Sport Show”, në “Radio Punto Nuovo”, Duka ka thënë se mungojnë ende firmat, por ka një ndjesi pozitive për të ardhmen e Rejas.

"Ai nuk rrezikon asgjë, Reja ka bërë një punë të mirë. Me siguri ai ka pjesën e tij të gabimeve, si të gjithë ne. Me Andorra është dashur të bëjmë më mirë, e nënvlerësuam, por Reja nuk rrezikon”, tha Duka.

I kontaktuar nga BW, presidenti i FSHF-së konfirmoi se: “Është e njëjta situatë. Unë kam mendim pozitiv por nuk ka akoma firmë mbi letër”.

Ditën e djeshme u konfirmua që Reja do të jetë edhe për 4 vjet trajner i Kombëtares. Ai e mori drejtimin për një sezon, ndërsa kontratat e tij mbyllej me mbarimin e ndeshjes Shqipëri-Francë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH