Aktualitet

MSH: Ndërron jetë profesori i Fakultetit të Mjekësisë, Arjan Pushi

Shkruar nga Liberale
MSH: Ndërron jetë profesori i Fakultetit të Mjekësisë,

Ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv profesori i Fakultetit të Mjekësisë, Arjan Pushi pasi ishte prekur nga koronavirusi.

"Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.

Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit.", njofton Ministria e Shëndetësisë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH