Aktualitet

Arbjan Mazniku: Teatri ishte si një i vdekur në shtëpi, duhej...

Shkruar nga Liberale
Arbjan Mazniku: Teatri ishte si një i vdekur në shtëpi, duhej...

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Teatri Kombëtar ishte si një i vdekur në shtëpi, që duhet përcjellë për në banesën e fundit.

“Teatri ishte pak a shumë si një i vdekur. Ashtu si një i vdekur që nuk mund të mbahej në shtëpi më dhe duhej cuar që të prehet. Ishte një objekt që nuk kishte më asnjë funksion. I vdekuri pra duhet të merrte rrugën të shkonte përtej. Ajo ndërtesë kishte mure të prishura. Nga ana strukturore, objekti nuk mund të kryente më asnjë lloj funksioni”, tha Mazniku. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH