Politikë

Arbi Agalliu i përgjigjet Manjës: Qeveria e Ramës kërkon të amnistojë zyrtarët e korruptuar që i kanë pirë gjakun vendit

Shkruar nga Liberale

Arbi Agalliu i përgjigjet Manjës: Qeveria e

Deputeti i PD, Arbi Agalliu, në një deklaratë për shtyp u shpreh se ata që po kërkon PD-ja të amnistohen, janë qytetarët që u ngritën në protesta për të mbrojtur të drejtat e tyre, ndërsa ata që po kërkon qeveria e Edi Ramës ndërmjet ministrit Ulsi Manja, janë zyrtarët e korruptuar që i vjedhin çdo ditë ata.

“Është e kuptueshme që Edi Rama dhe qeveria e tij ka vetëm një interes: si t’i bëjë presion SPAK-ut dhe gjykatave, dhe të falë zyrtarët e vet të korruptuar. Mesazhi i tyre për drejtësinë është i qartë: “Ju dënoni, ne lirojmë!” – vijon më tej Agalliu.

Deklarata e plotë e deputetit të PD:

A është më i fajshëm një grua, burrë a i ri që ka protestuar se kjo qeveri po i shkatërronte shtëpinë, apo zyrtarët e korruptuar që i kanë pirë gjakun këtij vendi dhe që kjo qeveri kërkon t’i amnistojë?!

Ata që kërkojmë ne të amnistohen janë protestuesit që u ngritën për të mbrojtur të drejtat e tyre, ata që kërkoi kjo qeveri janë zyrtarët që i vjedhin çdo ditë ata.

Morali i kësaj qeverie janë kriminelët që i veshi me pushtet dhe të korruptuarit që abuzojnë me pasuritë dhe paratë e shqiptarëve.

Çudi që Ulsiu, meqë qenka kaq i interesuar për protestuesit e pas 2020, nuk solli amendament për ta, por për zyrtarët e korruptuar.

Është e kuptueshme që Edi Rama dhe qeveria e tij ka vetëm një interes: si t’i bëjë presion SPAK-ut dhe gjykatave, dhe të falë zyrtarët e vet të korruptuar.

Mesazhi i tyre për drejtësinë është i qartë: “Ju dënoni, ne lirojmë!”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH