Aktualitet

Artisti Arben Bajo i prekur me Covid-19, apel për ndihmë

Shkruar nga Liberale
Artisti Arben Bajo i prekur me Covid-19, apel për ndihmë

Artisti dhe skluptori, Arben Bajo është prekur sëfundimi nga koronavirusi. Ai ndodhet i shtruar në Spital dhe ka nevojë për transfuzion gjaku.

Këtë fakt e kanë bërë të ditur kolegët e tij, të cilët kanë kërkuar nga qytetarët të dhurojnë gjak.

Ilir Butka thekson se “Artisti Arben Bajo ka nevoje urgjente për gjak te grupit A negativ te dikujt qe e ka kaluar Covid 19! Eshte i lutur kush mundet, te kontaktoje familjaret e tij”.

Ndërsa, artisti tjetër, Ardian Isufi në mesazhin e tij shpjegon se personi që do dhurojë duhet të këtë kaluar COVID-19, në mënyrë që me gjakun e tij të kalojë bashkë me antikorpet.

URGJENTE ! Artisti ARBEN BAJO ka nevoje per gjak te grupit A negativ nga nje person qe ka kaluar COVID19. Ju lutem kush njeh te kontaktoje ne inbox. Falenderoj “dhuruesin” e pare te grupit A negativ… por duhet te kete kaluar Covid19, sepse keshtu ka ne gjak antikorpet e duhura!”, thekson Isufi.

“Artisti Arben Bajo ka menjehere nevoj per gjake A- nga nje person i cili e ka kaluar Covid -19 Ju lutem pyesni kedo te njohur i cili e ka kaluar per grupin e gjakut! Benit i detyrohemi shume!’, thekson Arkond Canaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH