Aktualitet

“Jeton në Hënë”/ Hajdari-Ramës: Je izoluar në anije kozmike në Surrel

Shkruar nga Liberale
“Jeton në Hënë”/ Hajdari-Ramës: Je izoluar

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë seancës së sotme parlamentare, i cili tha se ajo jeton në Hënë.

Në një postim në Facebook, Hajdari thotë se Rama është izoluar në anijen e tij kozmike në Surrel dhe nuk shikon papunësinë e as nuk do t’ia dijë për korrupsionin dhe gjithë shqiptarët i duken si alienë.

Reagimi i Hajdarit:

Rama sot më akuzoi se jetoj në hënë.

Në fakt atij ka kohë që hënë i duket e gjithë Shqipëria sepse është izoluar në anijen e tij kozmike në Surrel dhe nuk sheh e nuk dëgjon se çfarë realisht ndodh në këtë vend.

Nuk e sheh varfërinë që është shtuar, nuk e dëgjon dhimbjen e familjeve të përgjysmuara nga emigrimi, nuk e shikon papunësinë e as nuk do t’ia dijë për korrupsionin dhe arrogancën që po e shkaktojnë.

Në anijen e tij kozmike prej betoni, ku rri me “kozmonautë” të tjerë, këto halle duket sikur i vijnë nga larg, shqiptarët i duken si alienë e ne që jetojmë mes tyre e flasim gjuhën e tyre, sikur jetojmë në hënë.

Keqardhje!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH