Showbiz

Albano Carrisi: Babai im kishte një lidhje të veçantë me shqiptarët

Shkruar nga Liberale
Albano Carrisi: Babai im kishte një lidhje të veçantë me

Këngëtari i njohur italian, Albano Carrisi ka treguar se, emrin ia ka vendosur i ati pasi ka qenë shumë i lidhur me tokën shqiptare.

I ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ai rrëfeu se babai i tij ka qenë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja.

"Babai im ishte italian dhe duke qenë këtu në luftë në 40-ën i tha mamasë time që quaje Alban se do të jetë fati ynë. Babai im e donte shumë këtë tokë sepse në Luftën e Dytë Botërore, ai më tha që shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja, kështu që prandaj jam i lidhur me këtë tokë kaq shumë", tregoi Carrisi.

Më 7 qershor, Albano ishte i ftuar në mbrëmjen përmbyllëse të javës së kulturës italiane tek Amfiteatri i Liqenit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH