Aktualitet

Rama flet për shpëtimin e 4 fëmijëve nga kampi Al Hol në Siri

Shkruar nga Liberale
Rama flet për shpëtimin e 4 fëmijëve nga kampi Al Hol

Pasi u nxorën nga kampi Al Hol i Sirisë, disa fëmijë shqiptarë do të kthehen nesër nga Siria për në Shqipëri.

Floresha Rasha bashkë me tre fëmijët e saj, Amar, Emel dhe Hatixhe Rasha do të kthehen në vendlindjen e tyre pas disa vitesh në kampin sirian me çadra. Po ashtu, një tjetër fëmijë i shpëtuar ditën e sotme nga kampi “Al Hol” është djali i vogël i familjes Dumani, Endri Dumani, histroia e të cilir është bërë publike në media.

Kryeministri Edi Rama ka takuar nga afër fëmijët, ndërsa tha se Floresha Rasha ka një plagë me armë zjarri.

“Falenderoj dhe drejtorin e antiterrorit që për 30 ditë ka bërë përpjekje të vazhdueshme, po ashtu edhe konsullin këtu për lidhjet që janë jo aq të lehta, sepse në këtë proces ishin shumë faktorë. Bashkë me fëmijët tani do kthehemi në Tiranë. Kemi ngritur rrjetin e nevojshëm për t’i trajtuar më kujdes. E ëma e fëmijëve të vegjël është në gjendje të vështirë ka plagë në trup, por do vij me ne. E rëndësishme se ky operacion i hap rrugën fazës tjetër. Tani presim sinjalin e fundit për të marrë dhe të tjerët”- tha kryeministri Rama për Top Channel.

I pyetur se cfarë do të ndodhë pas kthimit në Shqipëri, kryeministri Rama ka thënë se është krijuar një strukturë e organizuar nën masa sigurie, psikologë, mjekë për të bërë analizat dhe do të shihet ecuria e ngjarjeve.

Ndërkohë i pyetur se kur do të fillojë faza e dytë e këtij procesi, me qëllim kthimin e të tjerëve në shtëpi, kreu i qeverisë u shpreh: “Pjesa më e vështirë është ajo për të nxjerrë pengjet, po ashtu është që nuk mund të flasësh, informosh, sepse konfidencialiteti është baza në këtë proces. Nuk është një ndërveprim me një faktor por me shumë. Më vjen mirë të them se ne nuk kemi qenë në gjumë, tani unë nuk mund të flasë për më shumë. Edhe për këta fëmijë deri në momentin e fundit kemi qenë më zemër të ngrirë, ka pasur dy-tre momente te vështira në këtë operacion”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH