Aktualitet

Donacionet për tërmetin/ SHBA do të themelojë akademi transparence

Shkruar nga Liberale
Donacionet për tërmetin/ SHBA do të themelojë akademi

Pas mbylljes së Konferencës së Donatorëve, ka reaguar edhe Ambasada e SHBA në Tiranë. Në një postim në Facebook, ajo shkruan se shuma e deklaruar nga Mathew Palmer, do të shkojë për themelimin e një akademie transparence.

Ky institucion i ri do të ndihmojë Shqipërinë për administrimin në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse të donacioneve të pas tërmetit.

Postimi i plotë

Matthew Palmer, Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit për Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euro-Aziatike shpalli kontributin e fundit prej afro 5 milionë dollarë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit, gjatë fjalës së tij sot në Konferencën e Donatorëve të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Shuma do të shkojë për themelimin e një akademie transparence, e cila do të ndihmojë Shqipërinë për administrimin në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse të donacioneve të pas tërmetit dhe fondeve të tjera publike; punën rimëkëmbëse dhe konservuese për monumentet kombëtare në Durrës, Krujë dhe Prezë; si dhe për mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, e cila do të ndihmojë Kryqin e Kuq Shqiptar në ngritjen e një Qendre Operacionale Emergjencash për koordinim të bashkërenduar dhe më të theksuar në përgjigje të emergjencave të ardhshme. Lexoni fjalën e plotë të Zv. Ndihmës./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH