Sport

“Air Albania”, emri i ri i stadiumit

Shkruar nga Liberale
“Air Albania”, emri i ri i stadiumit

“Deri 3 vite e gjysmë më parë quhej stadiumi kombëtar Qemal Stafa, prej sot do të jetë Air Albania Stadium”.

Marrëveshja mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe kompanisë së fluturimeve “Air Albania” për stadiumin do të jetë e vlefshme për 5 vitet e ardhshme. Ishin disa kompani të cilat që prej muajit Korrik konkurruan me ofertat e tyre, për të vendosur emrin mbi stadiumin më të ri dhe modern në Shqipëri.

Vendosja e emrit të stadiumit është tërësisht një proces me prapavijë financiare, pasi një impiant i tillë ka shpenzime të mëdha përsa i përket mirëmbajtjes, në mënyrë që të jetë gjithnjë funksional në të gjithë aspektet.

Marrëveshja pritet të formalizohet në fillim të javës së ardhshme.

Eksperienca amerikane e komercializimit të stadiumeve sportive prej vitesh ka pushtuar edhe Europën, duke u vënë impianteve emra kompanish sigurimesh apo prodhues automjetesh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH