Aktualitet

Adriatik Llalla zyrtarisht i pandehur, ja çfarë rrezikon

Shkruar nga Liberale
Adriatik Llalla zyrtarisht i pandehur, ja çfarë rrezikon

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është zyrtarisht i pandehur për fshehje ose deklarim të rremë të pasurive të kryer tre herë.

"Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”, thuhet në paragrafin 2 të pikës a të nenin 257 në Kodin Penal.

Ndërkohë GKKO i ka hequr sekuestron ndaj pasurive që i janë sekuestruar në vitin 2018 dhe tashmë Llalla do të jetë në gjyq për akuzën e sipërpërmendur dhe rrezikon të dënohet me gjobë ose burg deri në 3 vite.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH