Aktualitet

Ahmetaj: Gazetarët e shtypit përfitojnë 400 mijë lekë

Shkruar nga Liberale
Ahmetaj: Gazetarët e shtypit përfitojnë 400 mijë lekë

Ministri Arben Ahmetaj në një lidhje me Skype me News 24, deklaroi se gazetarët e shtypit do të përfshihen në paketën e dytë të ndihmës ekonomike “Rama 2”.

Që prej 12 marsit shtypi i shkruar nuk punon për të mbrojtur lexuesit si pasojë e pandemisë COVID 19, por ministri tha se gazetarët që po qëndrojnë në shtëpi do jenë pjesë e pagesës 400 mijë lekë, ku përfitojnë 66 mijë qytetarëve që nuk kanë mundësi të punojnë.

Qeveria është fokusuar te qytetarët më në nevojë edhe ne jemi të kufizuar me ndihmat që kemi, por nëse gazetarët e shtypit të shkruar kanë dalë të papunë ata janë pjesë e 66 mijë personave që folëm më sipër, pra përfitojnë pagesën prej 400 mijë lekësh”,– tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH