Sport

Tre muaj pa paga, Vllaznia bojkoton stërvitjen 

Shkruar nga Liberale
Tre muaj pa paga, Vllaznia bojkoton stërvitjen 

Futbollistët e Vllaznisë kanë bojkotuar stërvitjen, për shkak të pagave të prapambetura. Ekipi nuk paguhet prej tre muajsh dhe lojtarët kishin njoftuar drejtuesit e klubit se nëse situata nuk përmirësohej, do të ndërmerrnin hapin ekstrem, duke refuzuar të dilnin në stërvitje.

Për të qetësuar situatën, nuk mjaftoi as takimi që futbollistët zhvilluan me administratorin e klubit, Suad Lici. Drejtuesi provoi t’u sqaronte problematikat dhe premtoi se brenda dhjetë ditëve, çdo problem do të zgjidhej.

Pas takimit, lojtarët u mblodhën në dhomat e zhveshjes, ku morën vendimin të mos dilnin në stërvitje.

“Është vendim që e morëm të gjithë çunat bashkë, jemi 4 muaj që nuk paguhemi. Është bërë e pamundur të flitet për futboll në këtë pikë”, tha kapiteni i ekipit shkodran, Gilman Lika.

Bojkoti, kur kanë mbetur më pak se dy javë nga data e caktuar për rifillimin e kampionatit, rrezikon sezonin e Vllaznisë, me ekipin që mund të përfaqësohet nga futbollistët 19-vjeçarë të Akademisë, në ndeshjen e parë ndaj Flamurtarit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH