Aktualitet

Kokainë me logon “KF Elbasani”, ja kush janë trafikantët e arrestuar

Shkruar nga Liberale
Kokainë me logon “KF Elbasani”, ja kush janë

Pak ditë më parë u publikua lajmi se 617 kg kokainë me logo “KF Elbasani” u sekuestrua nga policia braziliane. Dyshohet se edhe sasia narkotike ka pasur destinacion Shqipërinë

Në media u bënë publike foto dhe inicialet e personave të arrestuar që janë: P. O. O. C. 24 vjeç; M. A. P. 49 vjeç; N. P. 52 vjeç dhe J. C. G. A. 40 vjeç.

Mediet e huaja raportojnë se katër personat e arrestuar e kishin kthyer pronën në një rafineri të ambalazhimit të kokainës.

Përveç sasisë prej 617 kg kokainë, autoritetet braziliane sekuestruan edhe disa tableta të substancës hidroklorur kokainë dhe dy tableta të një lënde të pastës së kokainës./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH