Aktualitet

Basha viziton banorët e lënduar në spital: Sjellje kriminale

Shkruar nga Liberale
Basha viziton banorët e lënduar në spital: Sjellje kriminale

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar në spitalin e Traumës për të vizituar banorët e Astirit të cilët u lënduan pas përplasjes me policinë duke e cilësuar si një sjellje kriminale.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat nga jashtë ambienteve të spitalit Basha tha se projekti i Unazës është një projekt vjedhjeje me një kompani fantazmë.

Sipas Bashës të gjithë përgjegjësit për dhunën e ushtruar sot ndaj banorëve të Unazës do të përballen me ligjin, duke nisur nga kryeministri Rama deri tek kryebashkiaku Erion Veliaj.

"Të gjithë ata të përfshirë në këtë akt kriminal, shtarazak do të përgjigjen deri në aktin e fundit. Dita nuk do të vonojë kur ata do të marrin dënimin e merituar nga ligji", u shpreh Basha.

Të plagosur kanë mbetur Mahmut Imallarin 57 vjeç, Isuf Gjata 80 vjeç, Artur Muja 43 vjeç, Gentian Alla 36 vjeç, Çerçiz Jaçe 74 vjeç, Adelina Shehu 46 vjeç dhe Shurata Shejhu 69 vjeç. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH