Aktualitet

“Është si yll dhe si shpirt”, Meta: SHBA-në e kam në zemër

               Publikuar në : 13:30 - 21/11/19 liberale

Presidenti Ilir Meta ka dalë sërish hapur ndaj deklaratës së ambasadës së SHBA, që çështja e Kusheteuses të dërgohet në Komisionin e Venecias.

Në një deklaratë për mediat, Meta ka thënë se e vetmja zgjidhje për krizën, është vajtja në referendum.

“SHBA-të janë si yll, janë si shpirt, me ato e kemi bërë Kushtetutën. Ata punojnë me Kushtetutën që do të ketë ndryshuar Rama, Agaçi, Dvorani. I ftoj të vijnë me ekspertët e tyre t’u tregoj Kushtetutën mbi të cilën jam betuar. Ka vetëm një zgjidhje për Ramën e për disa palaço ndërkombëtar, Referendumi”, tha Meta.

Presidenti ka mbështetur më tej deklaratat e bëra pre zëdhësit të tij, Tedi Blushi, teksa ka thënë se Amerikën e ka në zemër dhe jo të Rruga e Elbasanit.

Blushi e ka thënë qartë. Amerika është këtu (në zemër), nuk është te Rruga e Elbasanit, as në Xibrakë, as te Rruga e Kavajës”, ka thënë Meta./Gazeta Liberale

 

 

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back