Hailey Bieber po përballet me një tjetër problem shëndetësor. Bashkëshortja e Justin Bieber zbuloi të hënën në Instagram se ajo ka një kist ovarian, të madh sa një mollë.
“Kam një kist në vezore sa një mollë”, ka shkruar modelja në Instagram Stories, teksa postoi një foto ku këmisha e saj të tërhequr lart që i zbulon stomakun e fryrë.
Ajo tha se nuk ishte shtatzënë, duke mohuar edhe një herë thashethemet e vazhdueshme, që e kanë ndjekur që kur ajo dhe Justin u martuan në vitin 2018.
Hailey nuk dha asnjë informacion tjetër, por tregoi se, kisti i shkakton dhembje, të përziera, ngërç dhe e bën mjaft emocionale. /Liberale.al