Medium Personazhe

Është kthyer në një legjendë, njihuni me berberin e presidentëve

               Publikuar në : 13:57 - 30/08/19 LP

Diego D’Ambrosios është berberi më i famshëm në SHBA. Ai punon në këtë profesion prej më shumë se 50 vjetësh dhe ka prerë flokët e shumë presidentëve amerikanë.

Presidentët Donald Trump, Barack Obama, George Bush dhe Bill Clinton janë disa nga figurat politike që kanë qenë klientë të Diego D’Ambrosios.

D’Ambrosio, i lindur në Itali, ka prerë flokët e më shumë se 46 kryetarëve të shtetesh që nga viti 1968 në Uashington.

 “Të gjithë janë njësoj. Të gjithë klientët që vijnë këtu, marrin të njëjtin shërbim”, thotë ai.

Edhe pse Diego ka qenë berber për disa dekada dhe pavarësisht disa kufizimeve shëndetësore, ai nuk ka ndërmend të dalë në pension. Ai thotë se fjalët “biznes i mbyllur” nuk do të ekzistojnë kurrë në fjalorin e tij.

“Dua t’jua them shumë seriozisht: e dua punën time. I dua njerëzit, më pëlqen të shoh njerëz, më pëlqen t’u shërbej njerëzve, dhe kjo funksionon … sepse më paguajnë”, thotë duke qeshur berberi, ndërsa zbulon edhe sekretin.

 “Mos mendo asnjëherë që je sëmurë apo i moshuar. Asnjëherë s’e mendoj se jam i moshuar”.

Në vitin 2010, kryetari i bashkisë së Uashingtonit e riemërtoi rrugën ku ndodhet dyqani i tij. Ajo që më parë ishte rruga Q, tani quhet rruga “Diego D’Ambrosio”./Gazeta Liberale

5d69083a0aaafa1 1567164747_a6 5d69084aad4d9a2 5d69085b993afa3 5d690886d9b88a4
<
>
(Visited 33 times, 1 visits today)

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *