Aktualitet

Berisha "non grata", Escobar: Ku janë hetuesit dhe prokurorët vendas?

Shkruar nga Liberale
Berisha "non grata", Escobar: Ku janë hetuesit dhe

Në intervistën për gazetarin Sokol Balla, në News24, zyrtari i lartë amerikan foli edhe mbi vendimin për të shpallur ‘non grata’, ish kryeministrin Berisha dhe familjen e tij.

Pyetjes për më shumë transparencë të gazetarit Balla, Escobar iu përgjigj me një tjetër pyetje, duke nxitur edhe institucionet shqiptare.

“Ku janë hetuesit vendas dhe prokurorët vendas në raste si këto? Dua të them, ne e bëmë sipas ligjeve tona, rregullave tona, autoriteteve tona. Por edhe ju keni disa në vend. Pra, nëse doni ta dini, hetoni. Nëse doni të dënoni, bëni ndjekje penale. Nëse doni të ndëshkoni, dënoni njerëzit që janë pjesë e këtij korrupsioni sepse kjo nuk ka të bëjë me Amerikën që lufton korrupsionin në Shqipëri, por ka të bëjë me Amerikën që mbështet luftën tuaj kundër korrupsionit. Kjo është pyetja ime", u shpreh Escobar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH