Aktualitet

Escobar paralajmëron të tjera shpallje 'non grata'

Shkruar nga Liberale
Escobar paralajmëron të tjera shpallje 'non grata'

Kryedemokrati Lulzim Basha, pas takimit që pati me të dërguarin nga SHBA në Ballkan, Gabriel Escobar, nuk pranoi para mediave të tregojë nëse pjesë e diskutimit ishte shpallja 'non grata' e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por mediat kanë mësuar, se Escobar është shprehur se lista e personave ‘non grata’ për Shqipërinë pritet të shtohet në të ardhmen me personazhe të tjerë nga politika dhe fusha të tjera. Escobar ka thënë se si është krijuar dosja e DASH që çoi në shpalljen ‘non grata’ të ish kryeministrit Berisha.

Ai ka theksuar se doja e zotit Berisha është absurde dhe çmenduri të thuhet se është hartuar nga Soros. Ajo dosje ka nisur të hartohet nga administrata e shkuar dhe kjo e tanishme.

“Askush në pozitën e Zotit Berisha në të shkuarën nuk ka mundur të anancojë më tej agjendat e veta”, ka theksuar Escobar, sipas TCH.

Ai ka theksuar se DASH do të punojnë me institucionet shqiptare për të identifikuar biznesmenë që kanë vënë pasuri duke u ndihmuar me politikanë të korruptuar”.

E ka vënë theksin në rëndësinë që u jep DASH udhëheqësve të rinj në Ballkan dhe për këtë ka sjellë shembullin e Albin Kurtit që ia arriti të mund estabilishmentin e vjetër në Kosovë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH