Aktualitet

Ervis Iljazaj: Fushata e 25 prillit e kritikave dhe akuzave personale

Shkruar nga Liberale
Ervis Iljazaj: Fushata e 25 prillit e kritikave dhe akuzave personale

Analisti Ervis Iljazaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për përplasjen e presidentit Ilir Meta me policinë bashkiake tek FRD, deklaroi se bashkia duket se po ngutet, duke larguar një parti politike, përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

“Bashkia besoj se thotë të vërtetën për lirim të zyrave, por nuk kuptoj as ngutin që të lirohen zyrat pak para zgjedhjeve. E konsideroj si të ngutshme dhe të paarsyeshme që të nxjerrësh nga zyrat një parti, pak para zgjedhjeve. FRD duhet të qëndrojë në zyra, sa të mbaronin zgjedhjet.

Mjaftoi një incident për të ndezur gjakrat. FRD fitoi zyrat për arsye politike, e sa duket po e humb po për politikë. Pa pjesëmarrjen e presidentit Meta në incident, besoj se ngjarja nuk do të ishte kaq e bujshme. Është ngjarje e shëmtuar, që i bën dëm zgjedhjeve të 25 prillit”, tha Iljazaj.

Ervis Iljazaj, duke folur për rastin e Dritan Lelit, i cili nuk pranoi të kandidojë si deputet, theksoi se është një problem në Shqipëri, për atë person që nuk dëgjon kryetarin.

“Ngjarja tregon se të gjithë në një parti janë të emëruar nga kryetari i bashkisë. Mesa duket, Vlora ka precedent në këtë histori. Në Shqipëri është problem kush nuk dëgjon liderin. Vlora është qytet i madh dhe ata që komandohen atje, vjen një moment e iu duket vetja të gjithëpushtetshëm, që mund të bëjnë pa kryetarin e partisë, mirëpo historia ka treguar se nuk mund të bëjnë dot pa liderin.

Sistemi politik shqiptar është shumë i personalizuar. Fatet tona do i kenë në dorë vetëm dy liderët, Rama dhe Basha. Kjo është garë mes dy individëve, si në SHBA. Kemi lista të hapura me kusht, rezultati unë besoj se mund të ndryshojë në 4-5 raste maksimumi. Dua të shkojmë drejt listave të hapura, pa kusht. Unë mendoj se kjo është fushata e fjalimeve. Kjo do jetë edhe fushata e kritikave dhe akuzave personale. Pavarësisht marketingut, duhet që të thuhet e vërteta”, u shpreh Iljazaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH