Aktualitet

Ervin Salianji: Shqipëria vijon të jetë një serë e madhe kanabis

Shkruar nga Liberale

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, deklaroi se vendi ynë është një serë e madhe me hashash, ndërsa hodhi akuza në drejtim të Kryeministrit Edi Rama.

Duke marrë si referim raportin e OKB-së, Salianji shkruan se Shqipëria është e para në Europë për prodhimin e hashashit.

Postimi i plotë:

Pak ditë më parë, një fermer i dha fund jetës sepse produktet e tij kalbeshin për mungesë të tregut dhe subvencioneve. Në të njejtat vështirësi janë mijëra fermerë, të braktisur nga një pushtet që prioritet dhe produkt kryesor ka hashashin. Shqipëria vijon të jetë një serë e madhe kanabsi, të parët në Europë për prodhimin e hashashit sipas raprotit të OKB-së, sepse kultivimi ndodh me urdhrin politik të atij që e ktheu vendin në Kolumbinë e Europës për të siguruar vota nga krimi i organizuar ?

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH