Aktualitet

Ervin Salianji jashtë listave të deputetëve? Nishani: Fake news!

Shkruar nga Liberale
Ervin Salianji jashtë listave të deputetëve? Nishani: Fake news!

Teksa një lajm se emri i Ervin Salianjit ishte hequr nga lista për kandidatët për deputetë në qarkun e Korçës bëri xhiron e rrjetit, Bujar Nishani, në rolin e anëtarit të komisionit të Vlerësimit të kandidatëve të PD, e mohoi këtë fakt.

“Nuk komentoj as emra dhe as lajme të pavërtetë. Fake-news që mund të qarkullojnë në ambiente të caktuara. Ky është një proces që përveç vërtetësisë, i takon institucioneve të tjera për të përcaktuar se cila do të jetë lista përfundimtare në zgjedhjet e ardhshme.”, tha Nishani për News 24.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH