1

Ermonela Jaho fiton çmimin e rëndësishëm nga ICMA

               Publikuar në : 21:36 - 20/01/21 liberale

Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho është nderuar sot me një çmim ndërkombëtar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Jaho shprehet e lumtur që ka fituar çmimin e parë në kategorinë e muzikës vokale nga “International Classical Music Awards”.

“Jam shume e lumtur tju lajmeroj se albumi Anima Rara ka fituar cmimin e pare ne kategorine e muzikes vokale nga ICMA (Cmimet Nderkombetare te Muzikes Klasike).

Dua te falenderoj ICMA per nderimin dhe gjithashtu te shpreh vleresimin tim ndaj ekipit te Opera Rara dhe kolegeve te mrekullueshem qe bashkepunuan me mua per te sjelle ne jete kete muzike te mrekullueshme.

Kemi kuptuar pergjate kesaj kohe sesa na nevojitet Arti dhe sa e veshtire eshte qe te krijohet. Ju falenderoj per mbeshtetjen e vazhdueshme. Ju dua te gjitheve…”, shkruan Jaho në rrjetet sociale.

Tags:


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back