Showbiz

Ermir Lenjani bëhet baba për herë të parë

Shkruar nga Liberale
Ermir Lenjani bëhet baba për herë të parë

Futbollisti i njohur shqiptar, Ermir Lenjani është bërë baba për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes një postimi në ”Instagram”, ku edhe e ka falenderuar Zotin për këtë dhuratë kaq të veçantë.

Futbollisti ka zbuluar dhe emrin e veçantë të djalit.

"Faleminderit Zot për këtë dhurate, sot në këtë ditë të veçantë, sot Zoti mua dhe nusen time na gëzoi me një djalë. U rritsh afër familjes dhe me hajr në këtë botë djali ynë Rian. Amin”-shkruan futbollisti në rrjetet sociale.

Kujtojmë që, Ermir Lenjani i ka dhënë fund beqarisë me 14 korrik të 2019-tës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH