Showbiz

Ermal Meta rikthehet me një tjetër koncert në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Ermal Meta rikthehet me një tjetër koncert në Tiranë

Ermal Meta do të rikthehet me një tjetër koncert në Shqipëri. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari gjatë një interviste për mediat italiane, ku tregoi me entuziazëm se do të rikthehet më 29 korrik në Tiranë.

Artisti do të mbajë një koncert në stadiumin “Air Albania”, me rastin e 30-vjetorit të ndryshimit të sistemeve politike në Shqipëri, fillimin e tranzicionit dhe në të njëjtën kohë, fillimin e emigrimit në masë të popullit shqiptar.

“Më 29 korrik do të jem në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë. Kanë kaluar 30 vjet që kur regjimi komunist ka rënë dhe ne menduam ta festonim me muzikë.

Unë jam italian dhe shqiptar dhe kam zgjedhur të bëj një koncert për nder të njerëzve nga vendi ku vij, të cilët arritën të fitojnë lirinë.

Kanë ndodhur shumë gjëra vitet e fundit dhe lidhja midis Italisë dhe Shqipërisë, dy vende të ndara nga vetëm 70 kilometra det, është me të vërtet e bukur,”- tha këngëtari për mediat italiane.

Hera e fundit që Ermali performoi në Shqipëri ishte në vitin 2018.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH