Life Style

Ermal Meta del me një mesazh para finales, flet edhe në shqip

               Publikuar në : 21:41 - 06/03/21 liberale

Këngëtari shqiptar, Ermal Meta i cili kryeson listën e 10 këngëve më të mira në “Sanremo 2021”, në klasifikimin e përgjithshëm para finales me këngën “Un milione di cose da dirti”, ka dalë me një video mesazh para spektaklit, ku ka falenderuar mbështetsit, madje ka falenderuar edhe në shqip për shqiptarët që e kanë mbështetur.

“Dua të falenderoj gjithë bashkëkombasit e mi që më kanë shkruar”, tha ai shqip.

Pa asnjë eliminim këtë vit, të 26-të artistët kanë përparuar në natën finale. Si pjesë e kufizimeve të distancës sociale nuk do të ketë audiencë dhe mbrëmjet mbarojnë jo më vonë se ora 2 e mëngjesit me orën lokale.

Sonte, pas votave të publikut do të shpallen tre super finalistët. Pasi të përfundojë superfinalja, rezultati i fituesit përfundimtar do të ndahet midis 34% të televotimit publik; votat e medias 33%; votat e jurisë 33%. Sigurisht, fituesi i Sanremo nuk përfundon domosdoshmërisht duke përfaqësuar Italinë në Eurovision, edhe pse fituesi merr ftesën i pari.

Ermal Meta sërish i ka bërë për vete italianët me tekstin e këngës, i cili flet për dashurinë e vërtetë. “Pa emër unë, pa emër ti. Dhe flasim derisa të mos na duhet më një emër. Pa nxitim unë, pa nxitim ti. Butësisht prekim njëri-tjetrin për t’u kuptuar më shumë”, janë vargjet me të cilat nis teksti i këngës.

Në vitin 2018, Ermal Meta fitoi Sanremon në bashkëpunim me Fabrizio Moron me këngën “Non Mi Avete Fatto Niente”, ku përfaqësuan Italinë atë vit në “Eurovision” duke u renditur në vendin e tretë.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back