Aktualitet

Deklarata e Berishës, Erion Veliaj e ironizon: Për muhabetet me Iranin pyesni kitaristin e famshëm

Shkruar nga Liberale
Deklarata e Berishës, Erion Veliaj e ironizon: Për muhabetet me Iranin

Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj i inkurajoi qytetarët që të dalin sërish në votime pasi ngërçi është zhbllokuar dhe do të votohet manualisht në qendrat ku nuk funksionon pajisja elektronike.

“Kemi pasur disa avari. KQZ e ka të pamundur identifikimin elektronik dhe më vjen mirë që prevaloi e drejta, për të votuar në mënyrë manuale. Ata që nuk kanë mundur të votojnë të rikthehen në qendrat e votimit ata që u dekurajuan nga ajo lemzë e mëngjesit tani u rikthye në normalitet. Janë fatet e qytetit në 4 vitet e ardhshme. Është e rëndësishme që secili të dëgjohet. I uroj kandidatëve të tjerë shëndet, nesër rikthehemi në normalitet. Ka qenë një nga fushatat më të qeta, ndaj lusim të gjithë që janë në krye të procesit të vazhdojnë me qetësi dhe të dalim faqebardhë. Këto muhabetet me Iranin pyesni kitaristin e famshëm. Ftesën e kemi për të gjithë që të dalin dhe të votojnë. Isha shume i mërzitur në mëngjes ku në qendra kishte pensionistë, që dalin të parët në votime, u dekurajuan. Por inkurajoj të gjithë të dalin të votojnë është zhbllokuar çdo ngërç. Të rikuperojmë në orët e ditës ngërçin e mëngjesit” , tha Veliaj.

Berisha tha se, ka disa problematika që duhet të shqyrtohen sa i përket pajisjeve për votimin elektronik.

“Do të dëgjoni në darë se do të thonë na ndërhynë hakerat iraniane, por në fakt janë hakerat qeveritare që ndërhynë“, tha Berisha.

Kujtojmë se, kreu i KQZ-së Celibashi tha se, në 531 qendra votimi nuk punon pajisja e identifikimit elektronik.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH