Aktualitet

Erion Veliaj i kthen përgjigje Berishës pas akuzave: Kam shitur fiq, por nuk kam shitur shokët!

Shkruar nga Liberale
Erion Veliaj i kthen përgjigje Berishës pas akuzave: Kam shitur fiq,

Erion Veliaj pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, deklaroi se në të shkuarën ka shitur fiq, por jo miqtë e tij.

“Të më thuash mua Lali Fiku, Lali Shkolla e Lali Pema, s’është asnjë problem. Lidhet me historinë e jetës time. Unë kam shit fiq, nuk kam shit shokët. Unë mund të kem vrarë fëmijërinë time, por s’kam vrarë njerëz të tjerë.

“Në këtë sens, Sali Berisha që ka veshur më shumë gra me të zeza në këtë qytet, në qoftë se na thotë një qytet që ky e ka bërë për së mbari, atëherë unë do kërkoj falje. Do i them dhe Edi Ramës, që shiko, Saliu këtë qytet e ka qarë, duhet të kopjojmë këtë. Dhe ti si kryeministër duhet të mbështesësh këtë! Dhe unë si kryetar bashkie duhet të imitoj këtë. Kë qytet? Kë qytet?”, tha ai.

Erion Veliaj sfidoi publikisht dy aleatët politikë, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën që të mbjellin një pemë, pas akuzave të tyre për këtë nismë.

“E di ça bekimi i madh është që në 2023-in në Shqipëri, ne flasim për pemë, kjo është një arritje shumë e madhe. Se janë një milionë e një, se janë një milionë pa një, kjo në vetvete është një bekim shumë i madh. Kjo do të thotë që ne po flasim për muhabete që po flasin Milano, Parisi, Madridi. Nuk po flasim kush ka qenë sigurims, kush ka qenë me Enverin, kush ka qenë ish-komunist”.

Kjo është një arritje shumë e madhe. Kështu që, sfida ime për opozitën është kjo, vejeni numrin sa të doni ju, po vetëm një merak kam, mbillni ju një pemë. Pra, nëse unë me këto një milionë pemë nuk jam bindës, mbillni ju një. (Duke iu referuar Nënë Terezës) Unë them, kanë dy mundësi ose ‘mallkuar qofshin pemët e Lalit, mallkuar qofshin pemët e Lalit’ ose mbill ore një pemë, një pemë! Unë dua të shoh Saliun, Ilirin dhe gjithë enturazhin e tyre, mbillni një pemë. Dhe themi s’ka asnjë problem”, tha Veliaj. Erion Veliaj pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, deklaroi se në të shkuarën ka shitur fiq, por jo miqtë e tij.

“Të më thuash mua Lali Fiku, Lali Shkolla e Lali Pema, s’është asnjë problem. Lidhet me historinë e jetës time. Unë kam shit fiq, nuk kam shit shokët. Unë mund të kem vrarë fëmijërinë time, por s’kam vrarë njerëz të tjerë.

“Në këtë sens, Sali Berisha që ka veshur më shumë gra me të zeza në këtë qytet, në qoftë se na thotë një qytet që ky e ka bërë për së mbari, atëherë unë do kërkoj falje. Do i them dhe Edi Ramës, që shiko, Saliu këtë qytet e ka qarë, duhet të kopjojmë këtë. Dhe ti si kryeministër duhet të mbështesësh këtë! Dhe unë si kryetar bashkie duhet të imitoj këtë. Kë qytet? Kë qytet?”, tha ai.

Erion Veliaj sfidoi publikisht dy aleatët politikë, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën që të mbjellin një pemë, pas akuzave të tyre për këtë nismë.

“E di ça bekimi i madh është që në 2023-in në Shqipëri, ne flaism për pemë, kjo është një arritje shumë e madhe. Se janë një milionë e një, se janë një milionë pa një, kjo në vetvete është një bekim shumë i madh. Kjo do të thotë që ne po flasim për muhabete që po flasin Milano, Parisi, Madridi. Nuk po flasim kush ka qenë sigurims, kush ka qenë me Enverin, kush ka qenë ish-komunist”.

Kjo është një arritje shumë e madhe. Kështu që, sfida ime për opozitën është kjo, vejeni numrin sa të doni ju, po vetëm një merak kam, mbillni ju një pemë. Pra, nëse unë me këto një milionë pemë nuk jam bindës, mbillni ju një. (Duke iu referuar Nënë Terezës) Unë them, kanë dy mundësi ose ‘mallkuar qofshin pemët e Lalit, mallkuar qofshin pemët e Lalit’ ose mbill ore një pemë, një pemë! Unë dua të shoh Saliun, Ilirin dhe gjithë enturazhin e tyre, mbillni një pemë. Dhe themi s’ka asnjë problem”, tha Veliaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH