Kosova

Erdogan reagon pas bisedave me Kurtin dhe Vuçiç: Dialogu, mënyra e vetme për paqe

Shkruar nga Liberale
Erdogan reagon pas bisedave me Kurtin dhe Vuçiç: Dialogu,

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se përparimi në dialog mes Kosovës dhe Serbisë, është mënyra e vetme për paqe afatgjatë dhe stabilitet në rajon.

Në një postim në Twitter, Presidenca turke ka thënë se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës.

Sipas njoftimit, Erdogan ka theksuar se Turqia është e gatshme të kontribuojë në procesin e dialogut.

Turqia i bashkohet kështu reagimeve nga vendet e Perëndimit që bënë thirrje për kthim në dialogun e Brukselit dhe qetësim të situatës në tri komuna në veri të Kosovës, në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Kurti i ka fajësuar për dhunën në veri ato që i ka quajtur “banda fashiste” të udhëhequra nga Qeveria e Serbisë.

Dhuna është dënuar nga NATO-ja dhe faktori ndërkombëtar, derisa Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të marrë hapa në uljen e tensioneve në veri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH