Aktualitet

Erdogan: Ne na takon të marrim masa për të mbrojtur ata që jetojnë mes nesh

Shkruar nga Liberale
Erdogan: Ne na takon të marrim masa për të mbrojtur ata që

Presidenti turk Erdogan në vizitën e zhvilluar në Laç ku edhe u ndërtuan banesat për familjet e dëmtuara nga tërmeti, u shpreh se miqësia Turqi-Shqipëri tashmë do të forcohet edhe më shumë.

Gjatë fjalës së tij, Erdogan tha se investimet në Shqipëri kanë treguar se miqësia e fortë mes dy vendeve u kurorëzua edhe ditën e sotme me ndërtimin e këtyre banesave.

‘Si fryt i këtij solidariteti kaq të fortë kemi spitalin e miqësisë Turqi-Shqipëri, spitali rajonal i Fierit, i cili është ndërtuar brenda 68 ditëve. Ky spital ku mora pjesë në ceremoninë e hapjes e quajtëm spitalin e miqësisë për të pasqyruar lidhjet e forta mes popujve tanë. Në këtë spital janë ekipet e mjekëve infermierëve, turq e shqiptarë që punojnë për t’i shërbyer qytetarëve. Tani me miqësinë tonë Turqi-Shqipëri me këtë inaugurim këtë ceremoni sot, po e kurorëzojmë akoma edhe më tutje. Me këtë rast i lutem Zotit për të gjitha ato shqiptar që kanë kaluar nga kjo botë nga tërmeti t’i ketë në mbrojtjen e tij dhe u përcjell familjarëve ngushëllime të sinqerta dhe them që Zoti të mos na sjellë përballë këtyre sfidave. Ne na takon të marrim masa për të mbrojtur ata që jetojnë mes nesh. Me banesat e tërmetit sigurojmë 522 familje shqiptare që do të kalojnë pjesën e mbetur të jetës këtu. Unë dëshiroj që këto banesa të sjellin dobi për të gjitha familjet t’i gëzoni’, tha më tej ai, duke shtuar se një përshëndetje speciale do të kisha edhe për mikun tim Edi Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH