Globi

Erdogan kritik ndaj Izraelit: Po sillet si organizatë, jo si shtet!

Shkruar nga Liberale
Erdogan kritik ndaj Izraelit: Po sillet si organizatë, jo si shtet!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, u  tregua kritik ndaj Izraelit duke thënë se po sillet "si një organizatë" dhe jo si një shtet.

"Izraeli nuk duhet të harrojë se nëse sillet si një organizatë dhe jo si një shtet, do të përfundojë duke u trajtuar si një organizatë," tha Erdogan, duke folur në një konferencë partie.

 Gjithashtu Erdogan foli për metoda të turpshme, duke theksuar se praktika të tilla "nuk janë luftë, por masakër".

“Një konflikt që zhvillohet duke ndërprerë ujin, rrymën, hyrjet dhe daljet në një qytet, duke shkatërruar infrastrukturën e tij, duke shkatërruar të gjitha objektet e adhurimit nga xhamitë në kisha, duke shkatërruar shkollat, duke i penguar njerëzit të aksesojnë nevojat më elementare humanitare, shkatërrimin. të ndërtesave në të cilat civilët jetojnë me bomba, me pak fjalë, duke përdorur të gjitha llojet e metodave të turpshme, nuk është luftë, por kasaphanë”, tha presidenti i Turqisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH